Volejbollistja Melisa Bajraktari ka firmosur me klubin e Fushë Kosovës. Klub që pretendon rezultate sa më të mira për edicionin e ri. “Vazhdojmë me ndërtimin e ekipit për sezonin 2026/2027 me një tjetër përforcim cilësor. Melisa Bajraktarin i bashkohet ekipit tonë në pozitën e bllokueses së mesit.
Edhe pse në moshë të re, Melisa tashmë është dëshmuar në Superligën e Kosovës, duke spikatur me paraqitjet e saj dhe potencialin e madh që posedon. Jemi të bindur se, falë shtatlartësisë, cilësive dhe përkushtimit të saj, Melisa do të i ndihmojë klubit në arritjen e objektivave te sezonit 2026/2027 ”, ka njoftuar Fushë Kosova.
