Shpërndaje në: Më shumë se 100 mijë tifozë mbushën rrugët e Oslos në mbrëmjen e së hënës për t’i bërë pritje heronjsh futbollistëve të Norvegjisë. Kështu pikëllimi i eliminimit nga Kupa e Botës u shndërrua në festë të madhe të Norvegjisë. Norvegjia kishte rrugëtim historik, ndërsa u ndal në çerekfinale nga Anglia. Anglezët fituan 2:1 pas vazhdimeve.
Paraqitja në çerekfinale është vlerësuar sukses shumë i madh për Norvegjinë. Kishte paradë të ekipit në Oslo dhe plot aktivitete të tjera në nderim të lojtarëve dhe trajnerëve të Norvegjisë.
