LSDM: Gjyqësori nën kontrollin e Mickoskit shpëton Gruevskin dhe

0%

Gjyqësori nën kontrollin e Mickoskit shpëton Gruevskin dhe shkrin asetet e OBRM-PDUKM-së, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nikolla Gruevski lirohet nga akuzat në rastin “Talir 2” “Qytetarët po shikojnë se si gjyqësori dhe prokuroria nën kontrollin e Mickoskit e lirojnë Nikola Gruevskin nga përgjegjësia për rastin “Talir 2” dhe shkrijnë asetet kriminale të OBRM-PDUKM-së.

Pas 8 vitesh, “Pallati i Bardhë”, me vlerë 14 milionë euro dhe asetet e mbetura të partisë me vlerë 2 milionë euro, janë përsëri në duart e OBRM-PDUKM-së. Kështu duket kur një organizatë kriminale është në pushtet, ajo kujdeset vetëm për veten dhe për shpëtimin e të vetëve nga përgjegjësia. Nuk ka drejtësi. Gruevski është një kriminel i dënuar që nuk po vuan dënimin e tij në Idrizovë.

Dhe Mickoski nuk po kërkon ekstradimin e tij, ai nuk po dërgon dokumentet që kanë udhëtuar nga një institucion në tjetrin për muaj të tërë dhe nuk janë dërguar kurrë. Me qëllim. Mickoski lejon që mentori i tij Nikola Gruevski t’i shpëtojë drejtësisë për “Talir 2”. Kjo është një mbrojtje e vetëdijshme e Nikolla Gruevskit, simbolit më të madh të krimit dhe korrupsionit në Maqedoni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tani Gruevski, njeriu që iku në Hungari, vazhdon të argëtohet, pa u përballur me përgjegjësi vetëm për shkak të Hristijan Mickoskit”, thonë nga LSDM.

Burimi: Telegrafi