Lirimi me kusht i Thaçit, flasin nga Specialja

0%

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin prej 50 mijë euro, është thënë se vendimi i takon vetëm gjyqtarit. “Është gjykatësi i vetëm ai që vendos për paraburgimin në përputhje me ligjin dhe rregulloren.

Gjykatësi i vetëm do të lëshojë vendim lidhur me këtë në kohën e duhur së bashku me arsyetimin për këtë vendim. Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit ”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale për Rtv21.

Përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës dhe se ai do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu thuhet se Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi në media dhe, ose në rrjetet sociale, si dhe, ai nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës.

Burimi: Bota Sot