Ky fakt është i mjaftueshëm për UEFA-n, për sjelljen e Zvezdës ndaj

0%

Provokimi i bërë në faqen zyrtare të Cërvena Zvezdës, ku është publikuar mesazhi “Kosova është Serbi”, ka shkaktuar reagime. Publikimi i një mesazhi të tillë politik nga një klub që garon në kompeticionet e UEFA-s është një provokim i rëndë. Ky rast është provë e mjaftueshme që UEFA të hapë procedurat përkatëse dhe të ndërmarrë masa disiplinore ndaj klubit serb.

Nuk është hera e parë që Cërvena Zvezda lidhet me veprime apo mesazhe të tilla politike, Po ashtu, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e udhëhequr nga Agim Ademi, ta raportojë zyrtarisht këtë rast në UEFA dhe të kërkojë shqyrtimin e tij nga organet kompetente.

Burimi: Bota Sot