Dy persona janë arrestuar në Fushë Arrëz, nën dyshimin se kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Operacioni policor i koduar “Gurra” u finalizua pas disa javësh hetime nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë.
Në pranga kanë përfunduar E.P., 20 vjeç, dhe S.J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip i Gurit. Sipas Policisë, bimët narkotike dyshohet se ishin kultivuar në 15 parcela në tokë publike në këtë fshat. Pas zbulimit, ato janë asgjësuar përmes djegies.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër për veprime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
