Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit të KRU “Mitrovica”, ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit do të ketë në rrugët “Ismajl Loshi”, “Dervish Hima” dhe “Aradha e Shalës”, si dhe në lagjen “Koloni” dhe fshatrat Vaganicë, Kqiq i Madh dhe Frashër. Ndërsa, punime në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në rrugën “Shaban Hasani”, rrugën “Vëllezërit Frashëri” dhe në lagjen “Bislim Trepça”.

Kompania ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. “Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”. KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, duke theksuar se ndërhyrjet kanë për qëllim mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizimit.

Burimi: Telegrafi