Historia e jashtëzakonshme e tifozit iranian

0%

Shpërndaje në: Një tifoz iranian udhëtoi drejt Norvegjisë për t’iu bashkuar festimeve të organizuara për përfaqësuesen norvegjeze pas përfundimit të rrugëtimit në Kupën e Botës. Pavarësisht eliminimit në çerekfinale, Përfaqësuesja e Norvegjisë u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm në Oslo, ku mijëra tifozë dolën në rrugë për të përshëndetur ekipin.

Duke folur për një gazetar, tifozi tregoi se si ka udhëtuar nga Irani për t’iu bashkuar mijëra tifozëve në Oslo për t’i mirëpritur futbollistët e Norvegjisë. “Jam shumë i lumtur që erdha këtu. Erdha nga Irani, por jetoj në Kopenhagë. Më parë mendoja se norvegjezët ishin shumë të ftohtë, por nuk janë. Ata janë shumë miqësorë dhe kanë një pasion të madh”, ka thënë tifozi iranian.

Norvegjia u eliminua në çerekfinale pasi u mposht nga Anglia me rezultatin 2:1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha