FIFA prezanton topin e ri të Kupës së Botës

0%

Shpërndaje në: FIFA ka prezantuar topin e ri të Kupës së Botës që do të përdoret në ndeshjet gjysmëfinale dhe në finale. Topi quhet “Trionda Final” dhe është prezantuar nga “Adidas” si version i veçantë për gjysmëfinalet, ndeshjen për vendin e tretë dhe finalen. Ka një dizajn me ngjyra të artë, të bardhë dhe të zezë, me detaje rozë dhe të kuqe.

Ngjyra e artë simbolizon trofeun e Kupës së Botës. Për herë të parë, FIFA dhe Adidas kanë vendosur të përdorin një top të veçantë për fazën finale të Botërorit.

Burimi: Koha