Deshamp nuk përmbahet kundër gjyqtarit

0%

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka qenë dukshëm i zhgënjyer pas eliminimit të skuadrës së tij në gjysmëfinalet e Botërorit ndaj Spanjës. Ai i ka dhënë meritat spanjollëve për atë që bënë, por nuk mund të kursehej në kritikat ndaj gjyqtarit nga El Salvador, i cili sipas tij nuk ishte në lartësinë e duhur. “Padyshim që ka shumë zhgënjim.

Lojtarët janë të shkatërruar sepse kishim shumë ambicie. Edhe pse duhet të jemi realistë dhe të pranojmë se sot ishim një hap më poshtë teknikisht kundër një skuadre që dinte çfarë po bënte. Është kryesisht faji ynë. Më pas kam një pyetje që nuk do t’i përgjigjem vetë. A ishte ky gjyqtar në nivelin e duhur për të gjykuar një gjysmëfinale të Kupës së Botës?

Ne patëm disa situata dhe nuk do t’i përgjigjem kësaj. Dhe nuk po e them këtë sepse humbëm, por pati situata të caktuara… shpesh jo të favorshme për ne. Por arsyeja kryesore është se ishim pak më poshtë nivelit tonë dhe më pak të rrezikshëm në sulm sesa mund të kishim qenë. Bëmë disa gabime teknike dhe humbëm pasime që mund të kishin çuar në situata dhe raste.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duhet ta pranojmë, ky është niveli më i lartë, edhe nëse dhemb. Ishte hapi i fundit para kësaj finaleje të mundshme… Pra, do të luajmë finalen e vogël. Do ta luajmë. nuk ia heq asgjë asaj që kemi arritur. Por në këtë ndeshje Spanja tregoi diçka më shumë. finalja e vogël? Jam plotësisht i përkushtuar. do ta përgatis ndeshjen me lojtarët…

Me qëllimin për të bërë gjithçka që mundemi për të shkuar deri në fund. Nuk ia dolëm dhe zhgënjimi ekziston. Është i madh. Është një Kupë Bote, por nuk do ta zhdukë atë që bëmë mirë dhe shumë mirë. Natyrisht, ka pasur ndërlikime që lidhen me këtë kompeticion këtu për të gjitha ekipet. Mendova se ishim rikuperuar mjaft mirë. Por Uilliam Saliba nuk mundi të vazhdojë…

Këto janë gjëra që nuk shkonin sipas dëshirës sonë. Por nuk ia heq asgjë cilësisë së kësaj skuadre spanjolle, e cila kontrolloi lojën”, u shpreh Deshamp pas ndeshjes.

Burimi: Bota Sot