Ekskluzive | Rrahje në sheshin “Shatërvan”, Policia arreston një të

0%

Një përleshje mes disa personave në sheshin “Shatërvan” në Prizren ka përfunduar me arrestimin e një të dyshuari, tek i cili Policia ka gjetur edhe një armë zjarri, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Amush Sallashi, 20-vjeçar, ndërsa në këtë rast si të dyshuar figurojnë edhe Hasan Mulaoglu, 22-vjeçar, dhe Elmir Bajrami, 28-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia kishte pranuar informacion për një rrahje mes disa personave në sheshin “Shatërvan”, ku patrullat kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të ndalojnë personat e përfshirë në incident.

Gjatë kontrollit trupor ndaj të dyshuarit kryesor, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ZORAKI 917-T, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit ende të paidentifikuar. Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore ka pësuar Xh.K. (2004), ndërsa një nga të dyshuarit është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e kriminalistikës, të cilët, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë iniciuar rastin për veprat penale përkatëse. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari tek i cili është gjetur arma është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të përleshjes janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com