Edhe dy muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh

0%

Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh. Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj”, bëri të ditur Gashi.

Nga arrestimet te aktakuzat – si u godit rrjeti i spiunazhit të lidhur me BIA-n serbe në Kosovë gjatë vitit 2025 Ndryshe, Fatmir Sheholli u arrestua më . Ai dyshohet se ka vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiq, duke mbledhur dhe shpërndarë informacion rreth pronave, aktiviteteve biznesore dhe funksionimit të institucioneve në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në dosjen e Prokurorisë Speciale thuhet se Sheholli ishte i rekrutuar nga BIA dhe kishte ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke marrë informacione që më pas i shpërndante edhe në media online në Kosovë. Ai ishte nën hetime nga gushti i vitit 2024 dhe ishte edhe në përgjim fizik.

Gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës më në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve elektronike, dokumentacion dhe sende të tjera.

Burimi: Telegrafi