Një ngjarje e pazakontë është bërë virale në mediat sociale, e cila supozohet se është regjistruar në një aeroport të Rusisë. Siç edhe shihet në pamje, një grua e moshuar ngatërroi shiritin transportues të bagazheve me shkallët lëvizëse dhe përfundoi në zonën e përpunimit të bagazheve.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se e moshuara iu afrua sportelit të check-in-it dhe, duke menduar se shiriti ishte rruga për të vazhduar drejt terminalit, hipi mbi të.
Passenger mistakes airport check-in desk for an escalator pic.twitter.com/TrPzb4suiZ — The Sun (@TheSun) July 13, 2026 Pak çaste më vonë, ajo u transportua pas perdes së gomës që ndan zonën e pasagjerëve nga sistemi i bagazheve, duke u zhdukur nga pamja. Pasagjerët që ndodheshin pranë njoftuan menjëherë stafin e aeroportit, i cili reagoi me shpejtësi.
Gruaja u gjet dhe u nxor nga zona e bagazheve pa pësuar asnjë lëndim, ndërsa më pas u shoqërua drejt zonës së pritjes për fluturimin e saj.
