BBC: Messi vrapon më pak, por bën ende diferencën

0%

Lionel Messi po vazhdon ta udhëheqë Argjentinën në Kupën e Botës, ndërsa në moshën 39-vjeçare synon ta dërgojë kombëtaren drejt mbrojtjes së titullit botëror. Sipas një analize të BBC Sport, Messi nuk mbështetet më te shpejtësia dhe driblimet, por te leximi i lojës, pozicionimi dhe pasimet vendimtare.

Statistikat tregojnë se ai ecën gjatë pothuajse gjysmës së kohës në fushë, përshkon mesatarisht 8.2 kilometra për ndeshje dhe bën më pak sprinte se në Botërorin e kaluar. Megjithatë, ai vazhdon të krijojë më shumë raste dhe të ketë ndikim të madh në lojën e Argjentinës.

Analiza thekson se Messi ka përshtatur rolin e tij gjatë karrierës, duke kaluar nga sulmues krahu te “9-shja e rreme” dhe më pas organizator i lojës, pa humbur ndikimin në fushë. Argjentina do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku Messi synon ta udhëheqë skuadrën drejt një tjetër finaleje historike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com