Drita e Gjilanit, kampion i Kosovës, shokon të gjtihë me eliminim nga Champions League. Zhalgiris Kaunas është kualifikuar në rrethin e dytë kualifikues në garën më prestigjioze të Champions League në futboll. Zhalgiris Kaunas e ka mposhtur me përmbysje me rezultat 3:2 skuadrën e Dritës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar baras (1:1) dhe Zhalgiris Kaunas me rezultat të përgjithshëm 4:3 kualifikohet më tej. Drita – Zhalgiris Kaunas 2:3 Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë. Shikues: 1.000. Gjyqtar: O. Cakir (Turqia). Shënues: Jashari (20’), Manaj (53’) – Slivkas (9’ e 82’), Benchaib (90+3’-nga penalltia). Kartona të vërdhë: Pëllumbi, Be. Krasniqi. Drita: Maloku; Bl.
Krasniqi, Pëllumbi, Bytyqi, Ovouka; Limaj, Dabiqaj, Krasniqi; Balaj (Abazaj 58’), Manaj (Baeten 80’), Jashari (Sheji 66’). Zhalgiris Kaunas: Svedkauskas; Konotar (Lyobosa Edokpolor 80’), Lekiatas, Tolordava (Hernandez 80’), Moutachy; Baldassarra; Ourega (Kadric 80’), Silvka, Benchaib (Raçiç 90+5’), Leo Ribeiro (Burba 57’); Oliveira.
Drita me golat e Igball Jasharit e Arb Manajt nuk e rrëzuan skuadrën lituane në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mysafirët shënuan të parët me anë të Vykintas Slivkas, në minutën e 9-të të ndeshjes. Drita barazoi në minutën e 20-të. Ishte Igball Jashari që shënoi për 1:1, pas asistimit nga Liridon Balaj.
Në minutën e 53-të, Liridon Balaj harkon nga goditja e këndit që rezultoi me sukses, për faktin se e gjen Arb Manajn brenda zonës. Ai goditi bukur, duke e dërguar topin brenda shtyllës së djathtë, 2:1. Në minutën e 82-të, një pasim perfekt nga Joris Moutachy gjen futbollistin Vykintas Slivka, i cili kërcen më lart dhe dërgon një goditje me kokë nga afër në këndin e poshtëm të majtë.
Portieri Faton Maloku nuk pati asnjë mundësi ta ndalte atë, 2:2. Në minutën e 90+4, Benchaib realizoi nga penalltia për fitoren e udhëtuesve.Tani, Drita do të vazhdojnë garën në kualifikimet për Conference League.