Dënim me kusht për ish-kryetaren e Antikorrupsionit, Tatjana

0%

Gjykata Themelore Penale në Shkup e shpalli fajtore ish-kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për zbulim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik. Gjykata i shqiptoi një dënim të vetëm me kusht me burgim prej një viti, i cili nuk do të ekzekutohet nëse gjatë tre viteve të ardhshme nuk kryen vepër të re penale.

Fajtor u shpall edhe revizori Mile Stolevski për falsifikim kompjuterik, me dënim me kusht prej gjashtë muajsh. E akuzuara e tretë, Biljana Petrovska-Manteva, është liruar, pasi prokuroria nuk e ka dëshmuar fajësinë e saj. Sipas gjykatës, zbulimi i informacioneve zyrtare cenon integritetin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe paraqet shkelje të detyrës zyrtare.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit prej tetë ditësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi