Një deklarim skandaloz e ka bërë ministrja serbe Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”. Lidhur me këtë ka reaguar, Daut Haradinaj nga Aleancas, duke thënë se, Kosova kurrë s’ka qenë zemra e Serbisë, por ka qenë dhe mbetet fundi i saj. Postimi: Kosova kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë.
Kosova ka qenë dhe mbetet fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj. Kjo gjuhë millosheviçiane vetëm sa e forcon vetëdijen tonë kombëtare si një komb i lirë dhe i gatshëm ta mbrojë këtë shtet dhe këtë liri nga mendësia gjenocidale, e cila shihet që është bartur brez pas brezi. Kosova është zemra e secilit shqiptar.
