Tenistja numër një e botës, Aryna Sabalenka, ka lënë pas zhgënjimin e eliminimit të hershëm nga Wimbledon, duke shijuar disa ditë pushimi në ishullin grek të Mykonosit së bashku me të fejuarin e saj, Georgios Frangulis. Sportistja bjelloruse u fotografua në plazh me bikini, ndërsa kalonte momente romantike me partnerin e saj.
Çifti u pa duke shijuar detin, shëtitjet me varkë dhe darkat pranë bregdetit, duke mos i kursyer gjestet e afeksionit në publik, shkruan Daily mail, përcjell “Bota sot”. Sabalenka publikoi gjithashtu disa fotografi nga pushimet në Instagram, ku shfaqej duke shijuar diellin dhe peizazhet e Mykonosit.
Në përshkrimin e postimit ajo shkroi me humor: “Dress code = bikini”, ndërsa fansat e mbushën me komente pozitive. Aryna Sabalenka dhe Georgios Frangulis Pushimet vijnë pas humbjes së papritur në raundin e katërt të Wimbledonit, rezultat që shkaktoi reagime të shumta.
Megjithatë, Sabalenka iu përgjigj kritikëve me ironi, duke treguar se nuk e lejon presionin e rrjeteve sociale t’i ndikojë momentet e saj personale. Aryna dhe Georgios u fejuan në muajin mars të këtij viti, ndërsa sipas mediave ndërkombëtare, sipërmarrësi brazilian i propozoi me një unazë diamanti prej 12 karatësh, e dizajnuar posaçërisht për tenisten.
Aryna Sabalenka dhe Georgios Frangulis Pas kësaj periudhe relaksi, Sabalenka pritet të rikthehet në fushë për sezonin e turneve në fushat e forta, ku do të synojë të mbrojë titullin e fituar në US Open dhe të rikthehet te sukseset në Grand Slam.
