Ankand bamirësie me sendet e Botërorit

0%

Reliket e Kupës së Botës dhe kostumet e Shakirës dalin në ankand për fondin bamirës të FIFA-s. Shtëpia e ankandeve Christie’s dhe organizata Global Citizen kanë njoftuar organizimin e ankandit online që do të zhvillohet nga 22 deri më 29 korrik. Synimi është që të mblidhen 100 milionë dollarë.

Fondi do të financojë programe që synojnë rritjen e aksesit në arsim cilësor dhe futboll për fëmijët e komuniteteve në nevojë, në rreth 200 vende të botës.

Mes objekteve më të veçanta që do të dalin në ankand janë fanella me autograf e kombëtares amerikane të futbollit, kostumi i veshur nga Shakira në videoklipin e këngës “Dai Dai”, një top i firmosur nga Shakira, Kaka dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si edhe fanella me autograf të Lionel Messi dhe Santiago Gimenez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot