Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka r sot Zejnullah Gashit dekretin për emërimin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Haxhiu ka bërë të ditur se pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është zhvilluar një shqyrtim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës i materialeve të dorëzuara. Dekreti i U.D.
Presidentes për caktimin e Zejnull Gashit si Kryeprokuror i Shtetit Sipas saj, në këtë proces janë marrë parasysh edhe informacionet relevante të institucioneve kompetente të sigurisë, si dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.
Ajo tha se, duke pasur parasysh rëndësinë e funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
Haxhiu i uroi Gashit suksese në ushtrimin e detyrës, duke theksuar se funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues. Ajo theksoi se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit në çdo formë duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës.
“Pres që Kryeprokurori Gashi këtë detyrë ta ushtrojë me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, gjithnjë me përkushtim të lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”- ka deklaruar Haxhiu. Këshilli Prokurorial i Kosovës më datë ka votuar pesë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Sipas votave të anëtarëve të Këshillit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka marrë pesë vota, Rafet Halimi një votë, ndërsa Atdhe Dema, Naim Abazi dhe Shqipdon Fazliu nuk kanë marrë asnjë votë. Kryesuesi i KPK-së Arian Gashi para se të votohej bëri të ditur se votimi do të jetë i fshehtë dhe anëtarët kanë të drejtë vote vetëm për një kandidat.
Në këtë mbledhje, anëtari Milot Krasniqi ka deklaruar se do të abstenoi për votim për kadidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, arsyeja sipas tij është për shkak të bindjeve në lidhje me këtë konkurs. Kështu për pesë kandidaët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit kanë votuar vetëm 6 anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Më , Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, janë intervistuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas rezultateve të intervistimin, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë – 91.6 . Ndërsa Atdhe Dema është vlerësuar me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu me 86.3 pikë.
Bazuar në këto rezultate, të pesë kandidatët ishin propozuar për votim në Këshill. Intervistimi për secilin kandidat ka zgjatur nga 45-60 minuta. Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetje në temat si: 1. Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike.
Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetjet në temat si: 1. Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike.
I tërë procesi që nga mëngjesi ishte monitoruar nga pjesëtarë vendor e ndërkombëtarë të shoqërisë civile, të cilët që nga momenti para se të përpiloheshin pyetjet e deri kur ka përfunduar intervistimi i kandidatit të fundit nuk kanë pasur qasje në pajisje tekonologjke dhe nuk kanë pasur mundësi që të dalin jashtë sallës.
Këtu mund t’i gjeni rastet më të cilat mburren kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit. KALLXO.com më kishte publikuar hulumtimin se si Kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi kishte shkuar në zyret e Albulena Haxhiut, ku kishte tentuar t’i arsyetohet për hetimet.
Në një dosje të hartuar nga Policia e Kosovës e cila është dorëzuar në Prokurorinë Speciale, shpërfaqen pretendime që tre nga krerët e prokurorisë që zhvillojnë kontakte jo procedurale me ish-ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Dosja të cilën e kishte siguruar Kallxo.com, shpërfaqë një rast të paprecedent kur kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi kishte shkuar pa ftuar në zyrat e ish-ministres Haxhiu për t’iu arsyetuar asaj për hetimet që ai po i bënte për një rast të dyshuar të korrupsionit.
Përpos Gashit, dosja përfshinë edhe akterë të tjerë të rasteve të tjera, përfshirë ish-kryesuesin e KPK-së Jetish Maloku. Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ishte marrë në pyetje nga Policia e Kosovës më datat 22 dhe . Ajo në deklaratë kishte përshkruar veprimet që kryeprokurori Gashi i kishte ndërmarrë.
Tërë ngjarja sipas deklaratës së Haxhiut lidhej me hetimet për ish-kreun e Sekretariatit të KPK-së Lavdim Krasniqi, i cili ishte hetuar nga kryeprokurori Gashi për dyshimet për korrupsion. Deklarata e Haxhiut e dhënë në Polici kishte sqaruar se Gashi kishte shkuar pa paralajmërim në zyrën e saj për t`i sqaruar ministres se Krasniqin nuk ishte duke e hetuar për hakmarrje politike.
Zejnullah Gashi nuk ishte përgjigjur në pyetjet e KALLXO.com rreth këtij hulumtimi, ndërsa disa ditë pas hulumtimit, më , , në emër të tij, kishte lansuar akuza të pabazuara ndaj ekipit të KALLXO.com, pa dhënë përgjigje në lidhje me hulumtimin.
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Internews Kosova kishin reaguar ndaj deklaratës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, duke kërkuar largimin e saj nga faqja zyrtare e Sistemit Prokurorial dhe duke paralajmëruar padi në rast se kjo nuk ndodh.
Në këtë reagim, të datës , BIRN dhe Internews Kosova kanë vlerësuar se deklarata e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Prishtinës përmban përmbajtje të pavërteta, elemente shpifëse dhe se përbën presion të qartë ndaj gazetarisë së pavarur.
