Titull: Kabashi: Të shmanget çdo perceptim se kryeprokurori zgjidhet

0%

Shpërndaje në: Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se politikanët duhet të kuptojnë se deklaratat për raste specifike, situata në zhvillim brenda gjyqësorit, kuptohen si ndërhyrje.

Sipas tij, këto deklarata duhen ndaluar në mënyrë që të mos krijohet perceptimi në publik se x kryeprokurori u zgjodh me kërkesë të kryeministrit apo presidentit. ‘Ne kemi bërë thirrje që kur t’hyni në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, adresoni çështjet që i keni ngrit në procesin e kaluar.

Kjo në mënyrë që të mos krijohet hapësira dhe mundësia për justifikim për mosdekretim të kandidatit. Çështjeje politike bien në barrë të vet institucionit. Nëse një u.d. i presidentit e merr përsipër me lënë shtetin sërish pa kryeprokuror, është barrë e tyre”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha