Shpërndaje në: Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se duhet vlerësuar procesi i përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të shtetit, duke shtuar se procesi ka qenë meritor. Ka thënë në “Konfront” se nëse procesi në të kaluarën është atakuar dhe justifikimi i institucionit të presidentit, sipas tij ka qenë te procesi.
Sipas Bajraktarajt, nëse procesi do të ishte i tillë, presidenca nuk do të kishte arsye të justifikueshme për të mos e dekretuar Blerim Isufajn. “Sikur Këshilli prokurorial ta administronte procesin siç e ka administruar tash, nuk do të kishte hapësira për aludime sikur tash. Së paku arsye të justifikueshme për të mos e dekretuar Isufajn nuk do të kishte”, ka thënë ai.
