Shqiptarët janë në protestë prej 26 ditësh dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Shqipëri e Re”, “Revolucion” “Edi Rama jep dorëheqjen”, qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Qytetarët shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Një protestues teksa mori fjalën e tij, përpara Kryeministrisë, u shpreh se tashmë u mor vesh edhe ndërkombëtarisht që Rama është një kryeministër I korruptuar. “Ndoshta shumë prej këtyre këtu nuk e kishin menduar se protesta do të mbërrinte në këtë pikë, ndaj në fillim na injoruan. I kemi parë se si janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen.
Po shpikin skenare për t’ju ikur të vërtetës. Kërkesat që për 25 ditë me radhë i kemi thërritur bashkë në këtë shesh. Po mundohen të na hedhin trutë e gomarit se po dëmtojnë turizmin. Ne kemi shpikur turizmin e protestave. I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar. Një mobilizim i jashtëzakonshme në mbarë Evropën e në botë këto ditë.
Edhe ndërkombëtarisht e kanë marrë vesh se është kryeministër i korruptuar” , tha ai.
