Serbët besojnë më së shumti te Rusia e Kina, SHBA e NATO s’ekzistojnë për ta

0%

Rusia është shteti të cilit qytetarët Serbisë i besojnë më së shumti në botë. Në vendin e dytë është Kina. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja nuk janë fare në pesëshen e parë.

Këto të dhëna kanë dal nga një anketë për perceptimet ndaj Bashkimit Evropian të qytetarëve të Serbisë (e cila është bërë edhe në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Turqi) ndaj vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare, e realizuar nga WeBalkans. Rezultatet tregojnë se Federata Ruse mbetet aktori që gëzon besimin më të madh, me 58 për qind.

Pas saj renditet Kina me 56. 40 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë prirje t’i besojnë BE-së. Surprizë është futja në pesëshen e parë të Norvegjisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Vendi skandinav ka besimin e 38 për qind të serbëve ndërsa EBA të 32 për qind të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në grafik nuk paraqiten fare Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as NATO, pavarësisht rolit të tyre të rëndësishëm në zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon. Një pyetje e tillë u është bërë edhe kosovarëve, të cilët i kanë radhitur Amerikën dhe Aleancën Veriatlantike në vendin 1 dhe 2. Besimi te të dyja është 88 për qind.

Burimi: Bota Sot