Kërkesat e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Pejë dhe Lipjan për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut kanë nxitur debat jo vetëm brenda partisë, por edhe mes qytetarëve. Derisa LDK-ja po përballet me diskutime për të ardhmen e saj politike dhe drejtimin që duhet të marrë pas zgjedhjeve, qytetarët kanë mendime të ndryshme për kreun aktual të partisë.
Disa vazhdojnë ta mbështesin Abdixhikun dhe besojnë se ai duhet të vazhdojë ta udhëheqë subjektin, ndërsa të tjerë vlerësojnë se ka ardhur koha për ndryshim në krye të partisë. Për qytetarin Ragip Gashi, largimi i Abdixhikut nuk është problem. Largimi i Abdixhikut, Gashi: Ka Lumira mjaft “Nuk është galje se ka Lumira mjaft.” , u shpreh Gashi për KosovaPress.
Një qëndrim më kritik pati Sejdi Shala, i cili vlerësoi se në LDK ka figura të tjera me peshë më të madhe politike. “Lutfi Haziri është më i mençur se Lumir Abdixhiku” “Abdixhiku është momentalisht kryetar i partisë, po edhe meritat i ka Lutfi Haziri. Po më duket që është pak ai më i mençur se Lumiri.
Kurse gjendja e opozitës nuk është duke menduar për popull, por është duke menduar për xhepat personalë. Sidomos PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, që 20 vjet ndërroheshin në qeveri edhe vetëm i mbushnin xhepat për vete, e për popull se kishin gajle.”, tha Shala.
Por kritikat më të ashpra erdhën nga ata që besojnë se Abdixhiku nuk arriti t’i përmbushë pritjet që i kishte krijuar kur mori drejtimin e partisë. Qytetari Omer Halimi thotë se LDK-ja kishte figura më të përgatitura për ta udhëhequr partinë.
Halimi: Lumirin as s’është dasht ta bëjnë kryetar partie “Po Lumirin është dashur me fillim mos me bë atë kryetar partie, se ka pasur njerëz më të eminent se ky Lumiri. Mirëpo është problemi i këtyre deputetëve edhe kryesisë së LDK-së. Kështu, për mendimin tim, ai s’ka dashur me qenë as kryetar i LDK-së, se ka njerëz shumë më të aftë se ai.
Me ardhjen e tij, LDK-ja vetëm çka, unë s’di çka ka fituar LDK-ja. Kur një kryetar i një partie thotë se ‘unë po vij e po i fitoj zgjedhjet edhe po bëhem unë, unë jam kryeministër, unë jam për president’, e tash kur s’ka arritur asgjë hiç, ai patjetër duhet të shkojë te shtëpia.”, tha ai.
Edhe një qytetar tjetër, i cili nuk deshi të identifikohej, e sheh largimin e Abdixhikut si pasojë të veprimeve të tij politike. “Vetë e ka lypë”, ja çka thotë një qytetar për largimin e mundshëm të Abdixhikut nga LDK-ja “E ka lypë, e ka bë vendin, le të largojnë… Sepse e ka tradhtu Vjosën, e ka marrë me ja dhënë votat .Tash , s’ka pas mundësi me ia dhënë shumë. S’ka punu m irë”, tha ai.
Megjithatë, ka edhe qytetarë që besojnë se LDK-ja është më e madhe se çdo individ dhe se ndryshimi i kryetarit nuk do ta cenonte ekzistencën apo të ardhmen e partisë. Shkodra: Edhe në qoftë se Abdixhiku largohet, nuk është e thënë që LDK-ja bie “Po me thënë të drejtën, edhe në qoftë se largohet, nuk është e thënë që LDK-ja bien.
LDK-ja është një ndër partitë më të vjetra në Kosovë dhe kjo ka perspektivën. E vetmja parti që mund ta mbrojë këtë vend është LDK-ja… LVV-ja po shihet çfarë kemi prej saj, deri tash asnjë rezultat s’kemi prej saj. LDK-ja ka rënë domethënë prej asaj pozite që ka qenë më herët, por unë jam i besueshëm që nuk shkon gjatë edhe do të ngrihet.
Abdixhiku nuk është që me thënë të drejtën, një lider që në qoftë se largohet, LDK-ja do të bie. Mund të vijnë të tjerë, LDK-ja ka mjaft kuadro të shkolluara, të ngritura. Kështu që besoj që edhe në qoftë se Abdixhiku bien, vjen dikush tjetër që do ta zëvendësojë pa asnjë lloj problemi.”, tha Ndrec Shkodra.
Nëse emri i Lumir Abdixhikut po vazhdon të ndajë mendimet brenda dhe jashtë LDK-së, ai i Vjosa Osmanit vazhdon të ngjallë po aq debat. Për disa qytetarë, presidentja mbetet një nga figurat më të vlerësuara politike në vend. Për Ragip Gashin, Osmani mbetet figura më e denjë për t’u mbështetur. Osmani: Do ta kisha propozu Vjosën “E valla për Vjosën, ka qenë mirë, unë do ta kisha propozu.
Do ta kisha propozu Vjosën. Sepse s’ka asnjë, si puna e Vjosës s’ka. Ka bë çka ka bë, më të mirë se ajo s’ka.”, u shpreh ai. Edhe Sejdi Shala kishte vlerësime pozitive për Osmanin. Shala: Më ka pëlqyer ajo femër “Mua më ka pëlqyer ajo femër, është serioze, ka menduar për shtet edhe besa shtetin, goxha e ka çuar lart sa i përket Evropës e botës.”, tha ai.
Por jo të gjithë e shohin me të njëjtin sy. Për Omer Halimin, raporti i Osmanit me LDK-në mbetet një plagë politike që ende nuk është mbyllur. Halimi: Vjosa me një mënyrë e ka shkatërruar LDK-në vetë… “Vjosa me një, me një mënyrë e ka shkatërruar LDK-në vetë, ajo. Me ardhjen e asaj, ajo nuk ka dashur aty me u kyç fare, hiç. Ndoshta kishte me qenë edhe më mirë.
Populli s’harron, populli dënon. Kështu që nuk e besoj, edhe me ardh Vjosa si kryetare e LDK-së, edhe me ardh kushdo, dikush me ardh, nuk është qaq punë e lehtë me udhëheq LDK-në. Se me vdekjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, LDK-ja më nuk ka pasur kurrë më, si me thënë, s’ka qenë qaq prioritare e popullit të Kosovës.”, tha ai.
Në të njëjtën linjë ishte edhe qytetar, Ndrec Shkodra, i cili tha se rikthimi në pozita të larta nuk duhet të jetë i menjëhershëm për ata që janë larguar nga partia. Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Ja çka thotë qytetari “Vjosa Osmani, me keqardhje duhet me folë, gabimet që i ka bë nuk i falen.
Nuk i falen, për shkak se prej një partie që e ka shkollu, e ka ngritë në politikë, edhe ka shku në një anë tjetër, kur e pa që ia bën mjegull partia e LVV-së, edhe e rrëzun prej pushtetit, u kthye përsëri në LDK. Nuk jam kundërshtar i asaj që u kthye, po pozita që ka pasë, kemi njerëz në LDK që janë me vjet të tëra e nuk e kanë arritë atë rezultat për me mbërri aty.
Me mbërri kjo prej asaj pjese që e ka kundërshtu, u largu njëherë, me u kthye drejt për së drejti, me qenë në pozitë më të lartë, nuk nuk preferoj. Nuk është që është e pashkolluar, po vërejtjen që e ka, pak duhet me e stagnu.
Edhe ta kuptojë secili anëtar i LDK-së që ka emër, që kur të largohet në këtë mënyrë, kur të kthehet, duhet me mbajtë një pozitë për një periudhë pak më të ultë, edhe me qenë pak më e lënë ta kuptojë se çka domethënë të largohesh prej një partie të madhe.”, përfundoi ai.
