Numri një në botë, Jannik Sinner, është tërhequr nga Cincinnati Open pasi ka konfirmuar se po përballet me një dëmtim në gjurin e djathtë, duke ngritur shqetësime serioze vetëm pak javë para US Open. Sinner nuk ka zbritur në fushë që nga triumfi në Wimbledon në korrik dhe tani do të mungojë edhe në turneun e dytë radhazi Masters 1000, pas Canadian Open.
“Pas konsultimit me mjekët dhe ekipin tim, duhet të njoftoj se më duhet të tërhiqem nga turneu Masters 1000 në Cincinnati. Gjuri im i djathtë më ka shqetësuar dhe, edhe pse kemi punuar shumë së bashku me ekipin tim mjekësor, duhet ta pranoj se ende nuk jam gati për të garuar”, deklaroi Sinner.
“Jam shumë i zhgënjyer që nuk do të mund të luaj në Cincinnati dhe i uroj Bobit dhe të gjithë ekipit të tij një turne të mbarë dhe të suksesshëm. Mezi pres të rikthehem vitin e ardhshëm dhe tani do të fokusohem në përgatitjen për US Open”. Jannik Sinner has withdrawn from the Cincinnati Open due to a right knee injury.
Wishing all the best to our 2024 champion and can’t wait to see you again next year! ❤️ pic.twitter.com/wYHY94viCE — Cincinnati Open (@CincyTennis) August 9, 2026 Sinner e kishte nisur vitin në mënyrë fantastike, duke fituar pesë tituj radhazi të serisë Masters dhe duke u bërë vetëm tenisti i dytë, pas Novak Djokovicit, që ka fituar të gjithë titujt e kategorisë ATP 1000.
Italiani kishte triumfuar edhe në Cincinnati në vitin 2024. Tani, Sinner do të synojë të rikthehet plotësisht në formë për Grand Slamin e fundit të vitit, US Open, ku në finalen e vitit 2025 u mposht nga Carlos Alcaraz. Sinner dhe Alcaraz kanë fituar 10 nga 11 Grand Slamet e fundit, duke dominuar skenën e tenisit botëror.
Cincinnati Open nis më 13 gusht dhe turneu tashmë do të zhvillohet pa dy yjet kryesorë, Sinner dhe Alcaraz./ Telegrafi
