Rama publikon mesazhin mbështetës nga një emigrant në Itali: Mos e çoni ndërmend dorëheqjen

0%

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh të një qytetari shqiptar që jeton dhe punon në Itali, i cili i ka shprehur mbështetje të plotë dhe e ka inkurajuar të vazhdojë rrugën drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në mesazhin e tij, emigranti i kërkon Ramës të mos japë dorëheqjen, duke theksuar se ai dhe Partia Socialiste kanë ndërtuar një vizion që po i bën shumë të rinj shqiptarë, të lindur ose rritur jashtë vendit, të ëndërrojnë rikthimin në Shqipëri. “Po na bëni të ëndërrojmë të shpërngulemi në vendin tonë të origjinës për të jetuar dhe punuar aty.

Nuk dua që kjo ëndërr të fiket pikërisht tani, kur duket se është shumë afër realizimit”, shkruan ai. Emigranti vlerëson projektet zhvillimore në jug të vendit, duke u ndalur te investimet në turizëm dhe infrastrukturë. Sipas tij, zhvillimi i turizmit cilësor mund të sjellë më shumë të ardhura dhe mundësi punësimi për komunitetet lokale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, ai evidenton edhe një sërë problematikash që, sipas tij, vazhdojnë të pengojnë cilësinë e jetës në Shqipëri. Ai përmend mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, ndotjen e mjedisit, menaxhimin e mbetjeve, korrupsionin dhe problemet në sistemin shëndetësor.

“Për herë të parë në jetën time, pas dy javësh pushime në Shqipëri, mendova se do të dëshiroja të jetoja dhe të punoja këtu. Ajo që më mban larg nuk janë komoditetet, por stili i jetesës dhe disa sjellje që vazhdojnë të mbeten problem”, shprehet ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com