Veliu: Asnjëherë vendi s’ka pasur më shumë nevojë për protesta

0%

Shpërndaje në: Analisti politik Lulzim Veliu në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se gjitha vonesat e shkeljet e afateve sa i përket konstituimit të Kuvendit po bëhen “për të fituar kohë”. Ai ka thënë se synimi i partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje, është që “të ketë zgjedhje të reja në dhjetor”. Ai ka thënë se “vendi ka nevojë për protesta gjithëpopullore”.

“Po planifikohet mirë dhe për fat të keq të vendit e qytetarëve të Republikës së Kosovës, opozita është shumë pasive dhe s’po dëgjohet e as nuk ka ndonjë veprim…Edhepse ka pasur shumë arsye për të pasur veprime nga opozita dhe qytetarët. Asnjëherë s’ka pasur vendi nevojë më shumë për protesta gjithëpopullore kundrejt gjithë asaj që po ndodh.

Jo vetëm për punën e moskonstituimit të Kuvendit, por edhe miratimin e disa ligjeve të dëmshme për vendin tonë. Në këtë rast po flas për ligjin e miratuar për shtetësinë”, tha Veliu. Ai tha se në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme më 7 qershor, pati dalje negative prej vetëm 37 për qind.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Gjitha subjektet politike bashkë janë minorancë kundrejt 63 për qind të qytetarëve që vendosën të mos u besojnë atyre. Mosbesimi i tyre kundrejt politikave çfarë janë udhëhequr këtë periudhë është mëse e arsyeshme. Pse të dilte të votohet sot, kur diskutojmë se kur mbahen zgjedhjet e radhës.

Këta duhet t’i thërrasin mendjes e të mendojnë më tepër për interesin e përgjithshëm të Republikës”, tha Veliu. Edhe Arbëri 20 pri 2026 Si hyri Kosova në aventurën e “këmbimit” të territoreve? Veliu ka folur edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se nëse LDK-ja këmbëngul që Vjosa Osmani të jetë presidente e Kosovës, atëherë bën gabim të madh.

“Pikërisht zonja Osmani është ajo që e shkatërroi Lidhjen Demokratike dhe e solli në këta numra që sot ka. Me ikjen e saj, duke krijuar Listën GUXO për t’u bashkuar me zotin Kurti e për t’u zgjedhur presidente. E në momentin që humbi besimin e Lëvizjes Vetëvendosje e nuk mori vota për të qenë sërish presidente, ajo u rikthyer në LDK duke qenë bartëse e listës.

Një gjë të tillë as sot nuk e kuptoj se si pranuan LDK-ja apo Kryesia që një gjë e tillë të ndodhë, pikërisht me njeriun që shkatërroi këtë subjekt”, tha Veliu.

Burimi: Koha