Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

0%

Dy ditë më parë, rreth orës , hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull 62-vjeçar, nga fshati Serbicë e Poshtme e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. I njëjti dyshohet se me datën ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1000 euro në fshatin Pirane, dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal. Në vazhdim të hetimeve, hetuesit policorë dje kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre.

Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Policia e Kosovës deklaron mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e pronës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike, duke vepruar me profesionalizëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot