Pano krahason Mbappen me Rummeniggen: Ka shpejtësinë, forcën dhe instinktin e golit

0%

Kylian Mbappe vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të Kupës së Botës, ndërsa për ish-futbollistin Ledio Pano, ylli francez ka karakteristika që e afrojnë me një nga legjendat e futbollit europian, Karl-Heinz Rummenigge. Pano bëri një krahasim interesant mes sulmuesit të Francës dhe ish-fituesit të “Topit të Artë”, duke theksuar ngjashmëritë në stilin e lojës.

“Nuk po flasim për Fenomenin Ronaldo, sepse ai ishte unik dhe jo më kot mori nofkën ‘Fenomeni’. Por nëse e shohim Mbappen si profil lojtari, deri diku më ngjan me Rummeniggen. Ka potencialin, shpejtësinë, forcën, dinamizmin dhe dëshirën për të goditur portën”, u shpreh Pano. Sipas tij, këto cilësi e bëjnë Mbappen kandidatin kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” të turneut.

“Kur më pyetën se kush do të jetë golashënuesi i Botërorit, unë thashë Mbappe. Ai i ka të gjitha cilësitë dhe ka gjithashtu një skuadër shumë të fortë që e mbështe t”, deklaroi ish-sulmuesi. Pano vlerësoi gjithashtu potencialin e Francës, të cilën e konsideron një nga ekipet më të frikshme të këtij Botërori. “Franca është e frikshme me cilësinë që ka në përbërje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mund të ketë disa luhatje në repartin defensiv, por mesfusha dhe sidomos sulmi janë në një nivel shumë të lartë. Forca e saj ofensive është e jashtëzakonshme”, analizoi ai.

Burimi: Bota Sot