Protestuesit në Tiranë zhvendosen para Ambasadës së Serbisë dhe asaj

0%

Shpërndaje në: Marshimi në ditën e 71-të të tubimit në Tiranë është zhvendosur përpara Ambasadës së Serbisë dhe asaj të Ukrainës. Protestuesit kanë bërë thirrje “UÇK, UÇK” e po ashtu ka pasur thirrje fyese ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton “Top Channel”. Thirrjet vijnë një ditë pas takimit të Zelenskyt në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në konferencën e përbashkët për media Zelensky tha se Ukraina do të vazhdojë të mos e ndryshojë vendimin për të mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur. Kjo deklaratë e Zelensky ka ngjallur reagime. Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se është për keqardhje kjo deklaratë. Ndërsa Prishtina ka hequr nga Hoteli Grand flamurin gjigant “Free Ukraine”.

Burimi: Koha