FIFA merr vendimin drastik, pezullon federatën e këtij shteti

0%

FIFA ka pezulluar Federatën e Futbollit të Nepalit(ANFA) për shkak të asaj që e konsideron ndërhyrje të palëve të treta në administrimin e futbollit. Vendimi erdhi pas konfliktit mes ANFA-s dhe organeve shtetërore të vendit. “Natonal Sports Council” pezulloi drejtuesit e federatës dhe për më tepër kishte ndërhyrë në proceset e saj të brendshme.

Sipas autoriteteve në Nepal, ishin shkelur ligjet kombëtare sportive gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e federatës. Në anën tjetër ANFA argumentoi se po vepronte në përputhje me rregullat e FIFA-s dhe AFC. Si pasojë e pezullimit, ekipet kombëtare dhe klubet e Nepalit nuk do të mund të marrin pjesë në aktivitetet ndërkombëtare të FIFA-s dhe AFC-së.

Federata humbet përkohësisht edhe aksesin në fondet dhe programet e zhvillimit të FIFA-s. Kriza konsiderohet si një nga më të mëdhatë në historinë e futbollit të Nepalit. Rrjedhimisht pritet të ndikojë drejtpërdrejt te klubet dhe lojtarët deri në zgjidhjen e konfliktit mes palëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot