Mashtroi se kishte gëlltitur detergjent, i burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali

0%

Një i burgosur 23-vjeçar me origjinë nga Kosova ka ikur nga spitali i Bolzanos në Itali mbrëmjen e së mërkurës. Sipas raportimeve, dyshohet se ai kishte mashtruar gardianët duke thënë se kishte gëlltitur detergjent, në mënyrë që të dërgohej në urgjencë.

Pasi u kontrollua në spital dhe u la për vëzhgim, ai shfrytëzoi një moment rreth orës të mëngjesit për t’u larguar pa u vënë re, shkruan SudtirolNews I dyshuari doli nga hyrja e spitalit dhe u zhduk. Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar arratisjen dhe policia po i analizon pamjet. Menjëherë pas ikjes së tij, autoritetet italiane nisën një kërkim të gjerë në gjithë zonën e Bolzanos.

U angazhuan policia, karabinierët dhe policia hekurudhore për të kontrolluar rrugët dhe pikat e mundshme të arratisjes. I arratisuri ishte arrestuar më 1 maj dhe po hetohej për akuza të rënda, përfshirë rrëmbim dhe kërkesë për para nga familja e bashkëshortes së tij. Në momentin e arrestimit i ishte gjetur edhe një sëpatë e vogël në makinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet po hetojnë gjithashtu edhe përgjegjësinë e stafit të burgut dhe mënyrën si u lejua arratisja nga spitali. Ky është rasti i katërt i arratisjes nga burgu i Bolzanos brenda një viti.

Burimi: Telegrafi