Ekuadori e Kuraçao me shpresë për avancim tutje

0%

Shpërndaje në: Ekuadori do të përballet me Gjermaninë në ndeshjen që duhet ta fitojë patjetër për të shpresuar në avancimin në fazën nokaut të Kupës së Botës. Amerikano-jugorët nisën Botërorin pas paraqitjes mbresëlënëse në kualifikime, ku përfunduan para Brazilit dhe pësuan vetëm pesë gola në 18 ndeshje.

Por pas serisë prej 19 ndeshjesh pa humbje, Ekuadori zhgënjeu në dy ndeshjet e para në Botëror. Humbi nga Bregu i Fildishtë dhe barazoi pa gola me Kuraçaon. I duhet fitore ndaj Gjermanisë për të shpresuar në avancimin tutje. Gjermania pas fitores 7:1 ndaj Kuaraçaos dhe 1:0 ndaj Bregut të Fildishtë, siguroi kualifikimin tutje. Euadori është në vendin e tretë me një pikë sa ka edhe Kuraçao.

Bregu i Fildishtë zë vendin e dytë me tri pikë. Bregu i Fildishtë do të ketë punë më të lehtë. Në letër vlerësohet favorit përballë debutuesit, Kuraçaot, që po ashtu ka ende shpresa për avancim nga grupi. I duhet fitore për arritje historike. Ndeshjet Ekuador – Gjermani dhe Kuraçao – Bregu i Fildishtë luhen të enjten nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha