Malisheva njofton ndarjen e rrugëve me pesë yje të ekipit

0%

Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me pesë futbollistë të skuadrës, të cilët nga sot (e enjte) nuk do të jenë më pjesë e ekipit.

Përmes një deklarate publike, klubi ka shprehur mirënjohje për Flamur Gashin, Altin Aliun, Mevlan Zekën, Assane Diattan dhe Samuel Opeh, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre gjatë kohës sa kanë mbrojtur ngjyrat e Malishevës.

Klubi i ka falënderuar lojtarët për angazhimin e treguar dhe u ka uruar suksese në kapitullin e ardhshëm të karrierës, duke theksuar se dyert e Malishevës do të mbeten gjithmonë të hapura për ta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Postimi pa ndërhyrje i Malishevës Klubi ynë dëshiron t’i shprehë mirënjohjen më të sinqertë lojtarëve tanë Flamur Gashi, Altin Aliu, Mevlan Zeka, Assane Diatta dhe Samuel Opeh, të cilët nga sot nuk do të jenë më pjesë e ekipit tonë. Ju falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa keni mbrojtur ngjyrat e klubit tonë.

Çdo ndeshje, çdo stërvitje dhe çdo sakrificë e bërë për ekipin do të mbetet pjesë e rrugëtimit tonë. Ju dëshirojmë suksese të mëdha në vazhdim të karrierës dhe në çdo sfidë që ju pret. Dyert e klubit tonë do të mbeten gjithmonë të hapura për ju. Faleminderit për gjithçka dhe suksese në kapitullin e ardhshëm! / Telegrafi

Burimi: Telegrafi