Më 24 qershor, rreth orës , Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të dyshuar të dhunës në familje. Sipas policisë, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë mësuar se një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare.
I dyshuari ishte larguar nga banesa para arritjes së policisë. Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa pas veprimeve hetimore, i dyshuari, 41 vjeç, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.
