Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, ka paralajmëruar mbrëmjen e madhe të së shtunës, ku nipi i tij, boksieri Ardian Krasniqi do të luftojë për titullin e Evropës ndaj kroatit të pamposhtur, Vinko Zadro. Ardian Krasniqi është i përgatitur maksimalisht dhe kërkon vetëm fitore, të cilën e presin me padurim kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.
“Mund të jetë vetëm një – vetëm një kampion europian i peshave të rënda! Me 27 qershor Ardian Krasniqi do të luftojë për kampionatin evropian kundër kroatit të pamposhtur Vinko Zadro. Shpresojmë në një fitore tjetër të madhe dhe mbështetjen tuaj si asnjëherë më parë. Kjo luftë do të jetë një betejë e vërtetë për kurorën e Europës!
Përveç kësaj, shumë luftime të tjera të klasit të lartë dhe sportive ju presin këtë mbrëmje. Presim me padurim vizitën tuaj!”, ka shkruar Luan Krasniqi në profilin e tij në facebook.
