KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka identifikuar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik, si dhe në disa lokale në sheshin e Prishtinës. Sipas njoftimit të kompanisë, lidhjet e paligjshme janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit gjatë aksionit të ndërmarrë për identifikimin e tyre.

“Gjatë ditës së sotme janë zbuluar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik, si dhe në disa lokale në sheshin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. Kompania ka bërë të ditur se rastet e identifikuara do të procedohen më tej në institucionet kompetente.

“Lidhjet ilegale janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa lëndët përkatëse do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim. KRU “Prishtina” ka publikuar edhe fotografi nga aksioni, ku paraqitet procesi i identifikimit dhe shkyçjes së lidhjeve ilegale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi