Trupi i 32-vjeçarit, Kertis Risvani, është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Pogradecit, disa minuta pasi u raportua se ishte mbytur. Pas kërkimeve, trupi i tij është gjetur dhe nxjerrë nga liqeni, ndërsa më pas është transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit. Sipas raportimeve, 32-vjeçari ndodhej në një varkë pedalinë së bashku me dy persona të tjerë.
Teksa po luanin me njëri-tjetrin, ai dyshohet se ka rënë në ujë. Mësohet se i riu nuk dinte të notonte mirë dhe, pas rënies në ujë, është mbytur. Dy personat që ndodheshin me të në varkë nuk kanë mundur ta nxjerrin nga uji apo t’i japin ndihmën e parë. Ndërkohë, vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
