Bardhyl (Nebi) Ajeti

0%

I dashur vëlla, u bënë 21 vite që kur të humbëm. Jetës sonë iu shtua jo vetëm një dhimbje, por një helm i përjetshëm. Bardhyl, vëllai i vetëm i motrës, ike nga kjo botë në lulen e rinisë, pa lamtumirën e fundit. Kur vdekja papritur të mori, la çdo gjë në gjysmë, ndërsa ne mbetëm të jetojmë në trishtim, me një plagë në zemër që nuk mbyllet kurrë. Të dua, vëllai im i shtrenjtë.

Do të jetosh përjetë në zemrat tona të thyera. Mallin për ty nuk do ta harrojmë kurrë. Do të të kujtojmë dhe do të të duam përjetë. Motra Luljeta, dhëndri Zijadini, nipat Valdrini e Blendi, rejat Erza e Alin

Burimi: Bota Sot