Haxhiu konsideron se zgjidhja më e mirë për president është një kandidat që s’është në ndonjë parti politike

0%

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, më ka thënë se për konstituimin e institucioneve, njëherë duhet të pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. Ajo ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve, do të ketë takime me partitë tjera, me ç’rast ka uruar të gjendet një konsensus që Kuvendi të votojë presidentin e ri.

E pyetur se a konsideron se ka të drejtë kushtetuese të mandatojë Kurtin për Kryeministër, ajo dha interpretimin e saj. “Le ta konstituojmë Kuvendin dhe ta zgjedhim Qeverinë. Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, kryetari apo kryetarja e re e Kuvendit do të ketë të drejtën kushtetuese që ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit”- ka deklaruar Haxhiu.

Në një deklarim tjetër gjatë ditës, Haxhiu ka thënë se gjërat shkojnë me radhë, konstituimi i Kuvendit, pastaj zgjedhja e qeverisë dhe në fund zgjedhja e presidentit të ri. “Sapo të konstituohet Kuvendi, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka kohë 60 ditë për të zgjedhur presidentin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mendoj që duhet ta konstituojmë Kuvendin, ta votojmë qeverinë, por në ndërkohë të vazhdojnë takimet për çështjen e presidenti”- ka deklaruar Haxhiu. Ajo ka shtuar se zgjidhja më e mirë do ishte një president që nuk u takon partive politike. “Me këtë zgjidhje, me këtë emër që nuk është në ndonjë parti politike, pra një emër konsensual.

Kosova, republika jonë ka shumë persona që kanë kontribuuar në sfera dhe fusha të ndryshme, mendoj që kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara”- deklaroi Haxhiu. Duke komentuar propozimin për marrëveshje në pako për Kuvend, Qeveri e Presidencë, Haxhiu ka thënë se kjo çështje do të diskutohet, por se votat për qeveri veçse janë.

“I kemi më shumë se 61 vota prandaj mund të vazhdojmë me partnerët që i kemi pasë deri më tani, ata kanë shprehur gatishmërinë që të mbështesin qeverinë Kurti”- ka thënë kryekuvendarja. E para e Kuvendit, ka thënë se rendi e do që njëherë të votohet qeveria e pastaj presidenti i ri. “Mendoj që është e rëndësishme që të ketë qasje konstruktive.

Të braktisen praktikat bllokuese që janë ndëshkuar nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Çfarëdo veprimi që i shërben kësaj qasjeje, natyrisht se ne e duartrokasim por le të jemi serioz, të dëshmojmë vullnet sepse qytetarët duan që institucionet të jenë stabile”- ka thënë Haxhiu.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ditës nuk ka dhënë detaje se çfarë planifikon të diskutojë me partitë politike pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Më , ai konfirmoi se nuk ka komunikim me partitë tjera sa i përket votimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit të ri. “Porsa të certifikohet rezultati [zgjedhor], fillojmë komunikimet menjëherë”, ka deklaruar shkurt Kurti.

Derisa më herët kishte thënë se synon bashkëpunim vetëm për çështjen e presidentit, gjatë së martës, ai nuk ka komentuar asgjë në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme. “Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e konstituimit të institucioneve. Sa më shpejt aq më mirë. Natyrisht, ju e dini, që për çështjen e presidentit, ne nuk mund ta bëjmë vetë këtë…

Në këto rrethana neve na duhet bashkëpunim dhe do të mundohemi që të bashkëpunojmë me opozitën për çështjen e presidentit. Shpresoj që kësaj radhe të ndryshoj qasja e opozitës. Nuk kanë munguar ofertat nga ana jonë as në të kaluarën. Duhet të përfundoj sjellja refuzuese e opozitës”- kishte thënë Kurti më , derisa ende nuk kishte përfunduar procesi i numërimit të votave.

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së më në emisionin Pressing në T7, ka thënë se partitë duhet të kenë një marrëveshje në pako. “Kësaj here kemi shkuar në zgjedhje për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit. Kjo kërkon që partitë politike, duke e përfshirë rolin e partisë së parë… duhet të hyjnë në funksion të një bashkëpunimi dhe të arrihet një marrëveshje pako”- ka thënë Haziri.

Në anën tjetër, Ariana Musliu-Shoshi e Partisë Demokratike të Kosovës, më ka konfirmuar për Kallxo.com se në këtë parti ende nuk janë diskutuar hapat përpara. “Nuk është diskutuar fare. Kemi mbajt vetëm një mbledhje të Kryesisë. Në atë mbledhje kemi folur për zgjedhjet e brendshme, por nuk kemi diskutuar se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm sa i përket kësaj çështjeje”- ka thënë ajo.

Nga partia tjetër shqiptare në Kuvend, Aleanca nuk kanë komentuar fare çështjen e konstituimit të institucioneve. Lutfi Haziri më ka thënë se LDK mund të unifikohet nëse ai vet ose kryetari Abdixhiku janë kandidatë për president. “Në rast se ky emër është Lumiri [Abdixhiku, kryetar i partisë] ose emri im, atëherë mund të unifikohemi.

Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar. Pas Lumirit, konsensus më të madh [brenda LDK-së] kam unë”, theksoi Haziri për REL. Në zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja garoi me emrat e Vjosa Osmanit si kandidate për presidente dhe të Lumir Abdixhikut si kandidat për kryeministër.

Kjo parti siguroi 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por sipas Hazirit, për emrin e Osmanit, LDK-ja nuk do të mund të sigurojë mbështetjen e të gjithë deputetëve të saj. “Mund të jetë sikur herën e kaluar, pra, dy-tri vota, mund të ndahen, por në rastin e Lumirit ose rastin tim, mund të unifikohemi”, sqaroi Haziri.

Zgjedhja e presidentit të ri mbetet një nga sfidat më të mëdha pas përfundimit të procesit zgjedhor. Nëse Kuvendi konsituohet shpejt, deputetët e rinj do të kenë 60 ditë afat për ta zgjedhur kreun e vendit. Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim. Ndonëse juridikisht nuk ka një dispozitë të prerë që përcakton se cili proces duhet të ketë përparësi absolute, në një rast të tillë kur Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se 60 ditë është afati për zgjedhjen e presidentes, njohësit e Kushtetutës dhe çështjeve ligjore vlerësojnë se, për shkak të afateve dhe rrezikut nga vakumi institucional, zgjedhja e kryetarit të shtetit duhet të jetë prioriteti kryesor.

Paragrafi numër 182 i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës , specifikon se Kuvendi ka në dispozicion afatin gjashtëdhjetë (60) ditor përpara hyrjes në periudhën tridhjetë (30) ditore të përcaktuar me paragrafit 2 të nenit 86 të Kushtetutës.

Megjithatë, sipas aktgjykimit, në kontekst të rrethanave të rastit, ndërlidhur me afatin e përcaktuar kushtetues të zgjedhjes së Presidentit kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional dhe duke iu referuar qëllimit të normave kushtetuese, “Gjykata vlerëson se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit.” Derisa numërimi i votave të partive politike ka përfunduar, ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare pasi që pritet a do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme dhe eventualisht deri në epilogun e rastit.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare pritet përfundimi i afatit për ankesa përsëri për t’u certifikuar rezultati pastaj dhe të fillojë afati 30 ditor për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Burimi: Kallxo