U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

0%

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo ishte ndarë nga familjarët gjatë ecjes në natyrë dhe kishte mbetur e izoluar në një zonë të thellë malore.

Pas raportimit të rastit, autoritetet organizuan një operacion të koordinuar kërkim-shpëtimi, ku u angazhuan pjesëtarë të Brigadës së Zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Parkut Kombëtar. Në operacion mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Sead Arifi.

Pas më shumë se tri orësh kërkime intensive, ekipet arritën ta lokalizojnë dhe ta gjejnë 65-vjeçaren shëndoshë e mirë. Lidhur me rrethanat e humbjes së saj, zhvillimin e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe gjendjen në të cilën u gjet bashkatdhetarja, detaje ka dhënë për TV Prizrenin komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, Flamur Hoti . / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi