Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së trofeut pas finales së Botërorit 2026, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në MetLife Stadium. Gjithçka është bërë e ditur nga presidenti i FIFA, Gianni Infantino. Sipas Infantinos, ai dhe Trump do të jenë së bashku në fushë për t’ia dorëzuar trofeun kapitenit të ekipit fitues.
“Ne do të jemi me presidentin për të shijuar finalen dhe për t’ia dorëzuar trofeun fituesit. Sigurisht, ne jemi gjithmonë bashkë.” Ky veprim përbën një ndryshim nga praktika e zakonshme e FIFA-s, pasi në dy Botëroret e fundit, trofeu është dorëzuar vetëm nga presidenti i FIFA-s.
