Shqipëria renditet në vendin e fundit në turneun e zhvilluar në Farkë

0%

Në palestrën sportive në Farkë, u zhvillua Kampionati Ballkanik U-18 për vajza. Në këtë turne organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit morën pjesë 4 shtete. Ekipet pjesëmarrëse, për tri ditë me radhë zhvilluan ndeshjet mes tyre dhe në përfundim të turneut, fituese doli kombëtarja e Bullgarisë, që i fitoi të gjitha takimet.

Në vendin e dytë u rendit Turqia e më pas Serbia, ndërsa Shqipëria u klasifikua e fundit. Vajzat kuqezi nuk fituan asnjë set në këtë Ballkaniadë. Me gjithë përpjekjet, kombëtarja kuqezi ishte shumë larg nivelit të treguar nga tri ekipet e tjera pjesëmarrëse. Shqipëria mori trofeun e “fair play” në këtë turne.

Dita e parë Bullgari – Serbi, 3-0 Shqipëri – Turqi, 0-3 Dita e dytë Bullgari – Turqi, 3-1 Serbi – Shqipëri, 3-0 Dita e tretë Shqipëri – Bullgari, 0-3 Turqi – Serbi, 3-0 Renditja: Bullgaria 9 pikë, Turqia 6 pikë, Serbia 3 pikë, Shqipëria 0 pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot