Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetin social X momente nga takimi më ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi, Ceyhun Erciyes. “Është kënaqësi të mirëpresim ambasadorin e ri të Turqisë vëllazërore”, shkruan Rama në X.
Rama ripostoi mesazhin e ambasadës turke në Tiranë ku vlerësohet “niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme”. “Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z. B. Ceyhun Erciyes.
Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike.
Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s”, thuhet ne postimin e ambasades turke. /euronews
