Shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit në murin rrethues të

0%

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë natës në Lezhë dhe Kurbin, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Në fshatin Shënkoll, rreth orës , në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit Mark Deda, 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Ndërkohë, në Laç, rreth orës , shtetasi Sierdi Kolziu, 28 vjeç, ka kallëzuar se teksa po lëvizte në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të të dyja ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë dhe ruajtjen e anonimatit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Informacione paraprake Lezhë/ Rreth orës , në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kurbin/ Rreth orës , në Laç, shtetasi S.

K., 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, duke lëvizur në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pa shkaktuar dëmtime. Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve, identifikimin e kapjen e autorit/autorëve.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.

Burimi: Bota Sot