A do të luajë në Kupën e Botës 2030? Messi lë të hapur gjithçka

0%

Lionel Messi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të paraqitet edhe në Kupën e Botës 2030, duke lënë derën e hapur për një tjetër kapitull në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Ylli argjentinas po shkëlqen në Botërorin 2026, ku tashmë ka hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupat e Botës me 18 gola.

Messi theu rekordin e legjendës gjermane, Miroslav Klose, i cili kishte realizuar 16 gola. Kapiteni i Argjentinës e nisi turneun me një het-trik ndaj Algjerisë, ndërsa më pas shtoi edhe dy gola në fitoren ndaj Austrisë, duke e çuar në 18 numrin e golave në skenën më të madhe të futbollit.

Megjithëse do të ishte 43 vjeç në Botërorin e ardhshëm, Messi nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes. “Nuk e di. E vërteta është se nuk po e mendoj këtë tani. Duket larg, por siç kam thënë, dua të fokusohem tek e tashmja. Do të vazhdoj për aq kohë sa mund të kontribuoj, të ndihem mirë fizikisht dhe t’i ndihmoj bashkëlojtarët”, ka deklaruar Messi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Cilët janë mbajtësit e rekordeve të Kupës së Botës? Për momentin, fokusi i tetë herë fituesit të Topit të Artë mbetet te Botërori 2026, ku Argjentina synon të mbrojë titullin e kampionit të botës, ndërsa Messi vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë histori.

Burimi: Telegrafi