Qytetarët ankohen për mungesën e vaksinës kundër tetanusit për të rriturit

0%

Klinikat infektive po përballen me mungesë të vaksinës kundër Tetanusit. Për këtë shqetësim, disa qytetarë janë drejtuar në Alsat. Të pyetur rreth kësaj çështje, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ka doza të mjaftueshme të imunizimit kundër tetanusit për fëmijët duke mos dhënë përgjigje për mungesën e vaksinave për të rriturit.

“Ministria e Shëndetësisë informon se janë siguruar sasi të mjaftueshme për imunizimin e rregullt të fëmijëve kundër Tetanusit, për të cilin Ministria është përgjegjëse përmes programit të imunizimit.

Institucionet e shëndetit publik, në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore, planifikojnë në mënyrë të pavarur nevojat dhe zbatojnë procedurat e duhura për prokurimin publik të vaksinave të Tetanusit”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tetanusi është një sëmundje akute infektive e shkaktuar nga sporet e bakterit Clostridium tetani të cilat gjinden në tokë, hi, traktet intestinale të kafshëve dhe njerëzve, si dhe në sipërfaqet e lëkurës dhe mjeteve të ndryshkura si gozhda, gjilpëra, tela me gjemba etj.

Si rrjedhojë imunizimi është shumë i rëndësishëm për të evituar pasojat e kësaj bakterie të cilat mund të jenë fatale./Alsat

Burimi: Telegrafi