“PDK kap edhe katër ndërmarrje në Prishtinë”, asamblisti i VV-së: Rama po paguan çmimin e balotazhit

0%

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Çlirim Gërbeshi , ka reaguar duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës po forcon ndikimin e saj në institucionet komunale të Prishtinës. Sipas tij, PDK-ja ka marrë kontrollin edhe në katër ndërmarrje komunale, pas shumicës së drejtorive të mëhershme në kryeqytet.

“Pas shumicës së drejtorive, të martën PDK-ja i kapë edhe katër ndërmarrje komunale të Prishtinës”, ka shkruar Gërbeshi. Ai ka deklaruar se kjo situatë lidhet me marrëveshjet politike të balotazhit në Prishtinë. “Kjo është pjesa e çmimit që Përparim Rama ia paguan PDK-së për ndihmën në balotazh”, ka shtuar ai.

Gërbeshi ka pretenduar gjithashtu se ndikimi i PDK-së në Prishtinë është më i madh se ai i LDK-së. “Në Prishtinë, më shumë pushtet ka PDK-ja se LDK-ja. Edhe, përveç ndërmarrjeve, tashmë po dihet që PDK-ja e ka kap edhe kryetarin Rama”, ka deklaruar ai. Deklaratat e tij vijnë në kuadër të përplasjeve politike dhe akuzave të ndërsjella për ndikim në institucionet komunale të kryeqytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi