Pas spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së Michael Olise, raportohet se Bayern Munich dhe Real Madrid kanë arritur një marrëveshje joformale mes tyre që lidhet me tregun e transferimeve. Sipas Sport Bild , Real Madrid aktualisht nuk është në pozicion për të ndjekur sulmuesin e Bayern Munich, ndërsa situata duket të jetë qetësuar edhe në prapaskenë mes dy gjigantëve evropianë.
Raportohet se presidenti i Bayern, Herbert Hainer, dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, kanë rënë dakord që në fillim të qershorit për një “pakt joformal mos-sulmi”, sipas të cilit klubet nuk do të tentojnë të marrin lojtarë nga njëra-tjetra pa komunikim paraprak. Ky pakt synon të shmangë tensionet dhe rritjen artificiale të çmimeve në tregun e transferimeve.
Qetësi në Mynih për të ardhmen e Olise Sipas raportimeve të tjera nga Sky dhe emisioni “Transfer Update – The Show”, Bayern Munich është plotësisht i qetë për të ardhmen e Michael Olise. Klubi gjerman beson se nuk ka asnjë negociatë apo kontakt nga Real Madrid për lojtarin francez. Një burim nga klubi u shpreh se: “Bayern është 100 për qind i sigurt se Olise do të qëndrojë këtë verë”.
Real Madrid mohon interesimin Nga ana tjetër, Real Madrid ka reaguar zyrtarisht duke mohuar çdo kontakt me lojtarin apo përfaqësuesit e tij, duke theksuar marrëdhëniet e mira me Bayern Munich dhe duke shprehur keqardhje për spekulimet mediatike. Klubi spanjoll theksoi se çdo interes i mundshëm duhet të diskutohet drejtpërdrejt mes klubeve, duke ruajtur respektin reciprok.
Bayern Munich, ndërkohë, po planifikon zgjatjen e kontratës së Michael Olise deri në vitin 2031. Francezi pritet të bëhet një nga lojtarët më të paguar të skuadrës, krahas emrave si Harry Kane dhe Jamal Musiala.
Kontrata e Olise në Mynih aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2029. 24-vjeçari mbërriti nga Crystal Palace në verën e vitit 2024 me një klauzolë lirimi prej vetëm 53 milionë eurosh dhe që atëherë ka shkëlqyer në Mynih. Në 107 ndeshje zyrtare, ai shënoi 42 gola dhe dha 54 asiste.
